Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë vjet nga nënshkrimi i Asociacionit problematik (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 25.08.2022 21:03

Sa herë që kanë organizime kundër shtetit të Kosovës, serbët e kërkojnë Asociacionin e Komunave të tyre. Kjo thirrje ka mbetur pa epilog tash e shtatë vjet, prej kur palët nga Prishtina e Beogradi nënshkruan në Bruksel këtë dhe tri ujdi tjera, energjinë, telekomunikacionin dhe lirimin e Urës së Ibrit në të cilën ishte ndërtuar i “Parku i Paqes”.

“Konsiderojmë që këto marrëveshje janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar kështu kryeministri i asokohshëm Isa Mustafa, pas nënshkrimit të marrëveshjeve me 25 gusht 2015, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, themelimin në atë formë të bashkësisë së komunave serbe e rrëzoi poshtë Gjykata Kushtetuese.

Njohësi i kësaj fushe, Dorajet Imeri, thotë se Kosova ia ka parë sherrin ujdisë së 2015-ës.

Për tri marrëveshjet tjera nuk pati këso pengesa. Parku i Paqes u hoq, megjithëse ura nuk u vu në dispozicion të automjeteve, strukturat paralele u shuan, prokuroria dhe gjykata funksionon edhe në zonën veriore dhe Kosova tashmë ka prefiksin +383.

Ndërsa qeveria Kurti ka nënshkruar me Serbinë udhërrëfyesin për energjinë që derivon nga 2015-ta. Kurse një gjë të tillë nuk do ta bëjë edhe për AKS-në.

Për ish-anëtarin e palës kosovare në dialog, Gazmir Raci, as asociacioni pa fuqi ekzekutive nuk duhet të jetë temë e veçantë në bisedime, por të jetë në kuadër të marrëveshjes finale.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tema e asociacionit nuk është shtruar në tavolinë, në takimin e fundit më 18 gusht.

 

 

lajme të ngjashme