Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka masa të reja, Hoti: COVID-19 po kalohet lehtë, ishte sezon turistik me bashkëatdhetarë (VIDEO)

"Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi", ka thënë Hoti në Portofol.

NULL NULL
19.08.2022 15:16

Komiteti për menaxhimin e situatës me koronavirusin nuk është mbledhur dhe as do të mblidhet për të shqyrtuar masa të reja për luftimin e pandemisë.

Këtë e ka konfirmuar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ku ka thënë se ka lehtësim të infrastrukturës shëndetësore dhe pacientëve të hospitalizuar.

“Vaksinimi mbetet opsioni i vetëm dhe masat e mbylljes nuk janë rekomanduar pasi qytetarët po kalojnë lehtë COVID-in dhe jemi në sezon turistik ku bashkatdhetarët kanë ardhur dhe s’është menduar për masa tjera”, është shprehur ai për emisionin  Portofol.

“Masat e buta të ndërmarra në prill mbesin në fuqi. Kemi rënie të infektimeve të reja dhe rastet e hospitalizimit janë menaxhuar. Në rast se stafi shëndetësor do të mbingarkohej padyshim që masat do të ndryshonin, por për këtë s’ka nevojë tash”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme