Zyka: Sot u diskutua edhe për të pagjeturit, asociacion e energjinë (VIDEO) NULL NULL 18.08.2022 20:33 18.08.2022 20:33 Ajo tha se temë e takimit të sotëm ishte edhe asociacioni, ku sipas saj, delegacioni serb e ai evropian e kanë ngritur këtë çështje, teksa Kosova mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj. “Ndërkohë, delegacioni serb dhe ai evropian kanë ngritur çështjen e Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, por qëndrimi i Kosovës s’ka qëndruar. Mund të ju konfirmoj se nga Borrell dhe Lajcak nuk do të kursehet asnjë lloj përpjekje në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje në lidhje me targat”, është shprehur Zyka, njofton Klankosova.tv Më tej, Zyka tha se sot u diskutua edhe për energjinë, ku siç tha ajo, sipas burimeve evropiane, palët janë shumë afër zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë. Përpos energjisë e asociacionit, sipas Zykës, në takimin e sotëm u diskutua edhe për të pagjeturit, ku siç tha ajo, ka pasur një lloj keqardhje në lidhje me mos-finalizimin e marrëveshjes për personat e pagjetur. “Burimet evropiane na kanë konfirmuar se kjo çështje edhe pse i është përkushtuar një vit kohë për të hartuar dokumentin e personave të pagjetur, kjo nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ka kaluar në hije pasi që të gjithë prisnin të gjenin një marrëveshje në lidhje me njohjen e targave dhe dokumenteve”, është shprehur Zyka, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.