Grenell: Kosova do liberalizohej nga vizat nëse Trumpi dhe Thaçi do ishin ende në pushtet NULL NULL 18.08.2022 19:11 18.08.2022 19:11 Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar kritikat e tij drejt kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik. Grenell foli edhe për mosliberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, duke thënë se liberalizimi do bëhej nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-presidenti Hashim Thaçi do ishin ende në pushtet. “Kosova do duhej të kishte të drejtë lëvizje pa viza deri më tani – dhe do ta kishin nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter, transmeton Klankosova.tv. “Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!”, përfundoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025