Një fëmijë nga Gjakova rrëzohet në shkallët e shtëpisë NULL NULL 14.08.2022 09:38 14.08.2022 09:38 Një fëmijë nga Gjakova është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë në emergjencën e spitalit të Gjakovës. Policia ka njoftuar se për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, përcjell Klankosova.tv. “Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë. Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.