Inflacioni shënon rënie në Amerikë NULL NULL 10.08.2022 21:56 10.08.2022 21:56 Çmimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me shpejtësi muajin e kaluar, por rënia e çmimit të naftës ndihmoi në lehtësimin e rimtit. Norma vjetore e inflacionit, ritmi sipas së cilit rriten çmimet, ishte 8.5 përqind në korrik, krahasuar me qershorin që ishte 9.1 përqind, ka njoftuar Departamenti i Punës, përcjell KlanKosova.tv. Përveç energjisë, çmimet për shumë artikuj, përfshirë gjërat ushqimore dhe strehimin, vazhduan të rriteshin. Shtimi i vendeve të punës mbetet mirë, por treguesit tjerë, si sentimenti i konsumatorit dhe bizneseve, janë prekur nga shqetësimi për rritje të çmimeve, të cilat janë duke u rritur më shpejtë sesa në fillim të viteve ’80. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 1 minutë më parë
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 1 week