Një i ri tenton të hyjë ilegalisht në Sunny Hill, ndalohet nga policia NULL NULL 07.08.2022 20:24 07.08.2022 20:24 Pjesmarrësit po vijnë për ta shijuar edhe natën e fundit të festivalit Sunny Hill i cili po mbahet tek Parku Gërmia në Prishtinë. Ndërkaq, gazetarja e Klan Kosovës e cila po qëndron atje, Qëndresa Bellagoshi bëri të ditur se një i ri ka tentuar që të hyjë ilegalisht në hapësirat ku po mbahet Sunny Hill, mirëpo është ndaluar nga forcat e rendit. Ajo gjithashtu bëri të ditur se artisti kryesor për sonte është Diplo, ndërkaq para tij do të performojnë edhe Redard e Burak Yeter. Sonte do të performojnë edhe artistë të tjerë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, njofton Klankosova.tv. Edhe në tri ditët e para të festivalit ka pasur artistë të njohur ndërkombëtar, siç ishte ai J Balvin e shumë të tjerë kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu në një veturë në qendër të Prishtinës 14 minuta më parë