Kurti e Hovenier shihen në një kafene në Prishtinë, shoqërohen nga bashkëshortet (FOTO) NULL NULL 01.08.2022 18:31 01.08.2022 18:31 Pas tensioneve të krijuara të mbrëmshme, sot, kryeministri Albin Kurti është parë në një kafene, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kryeministri Kurti qe i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, e po ashtu edhe ambasadori Hovenier shoqërohet nga gruaja, përcjell Klankosova.tv. Momentin e përbashkët të tyre mund ta shihni në fotografinë që ka publikuar telegrafi, anise nuk janë bërë të qarta motivet e këtij takimi, por që duken të mos jenë politike . Kujtojmë që qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mbrëmë shtyu zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, pas kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, që ky vendim të pezullohet për 30 ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë