Emërohet QKMF-ja, opozita e Lipjanit braktis seancën (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.07.2022 20:41 nga Flamur Gajtani 28.07.2022 20:41 Nga kjo e enjte Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan do ta bartë emrin Mejdi Zejnullahu. Me 17 vota pro, asnjë kudër e asnjë abstenim të Asamblesë Komunale, ka kaluar propozimi për emërimin e QKMF-së në Lipjan, me emrin e doktorit të ndjerë që vdiq në vitin 2013. Propozimi për këtë emër ka ardhur nga punonjësit mjekësor të QMF-së Magurë, të cilët kanë iniciuar peticion për këtë çështje të cilin e kanë nënshkruar 174 punëtorë shëndetësorë të krejt Lipjanit. Pas diskutimeve u hodh në votim ku 17 asamblistë të shumicës – LDK u miratua emërimi i QKMF-së me emrin e ri, derisa këshilltarët e opozitës lëshua sallën dhe nuk morën pjesë në votim.