Aeroplani goditet nga vetëtima, tmerrohen udhëtarët (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 28.07.2022 20:32 nga Flamur Gajtani 28.07.2022 20:32 Udhëtarët e linjës Basel – Prishtinë, të mërkurën, u frikësuan pas aterrimit në Prishtinë. Kjo pasi aeroplanin e tyre e goditi rrufeja. Nga kompania “GP Aviation” i thanë Klan Kosovës se ndjejnë keqardhje për shqetësimin nga rasti, prej të cilit nuk pati të lënduar. Një situatë të ngjashme por rrugës drejt Zvicrës e kishte përjetuar edhe një mërgimtar tjetër, ku sipas tij, kishte pasur edhe të bërtitura. Shkaku i këtij incidenti, kompania ka njoftuar se disa fluturime janë riaranzhuar në mënyrë që të gjithë pasagjerët që kane rezervuar biletat të arrijnë në destinacionin e duhur, derisa po vlerësohet edhe dëmi në aeroplanin në Prishtinë.