Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

26 vjeçari gjuan me armë në aheng në orën 5 të mëngjesit, shoqërohet në polici

NULL NULL
28.07.2022 11:19

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna të armës, në një aheng familjar tek një shtëpi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Në lidhje me ketë policët e rendit,  e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin.

“Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma dhe dhjetë (10) gëzhojat të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë janë sekuestruar”.

“I dyshuari me inicialet R.M ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, bën të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme