Ballkani ndaj La Fiorita luan me formacion të njëjtë, edhe pse e mposhti 4 me 0 (VIDEO) NULL NULL nga Emanuell Syla 25.07.2022 20:58 nga Emanuell Syla 25.07.2022 20:58 Ndonëse jo Ballkani, Ilir Daja ka përvojë në ndeshje ndërkombëtare, prandaj edhe pse fituan të parën në San Marino 4 me 0, trajneri është i matur në deklarata, pasi ka thënë që shtabi teknik dhe gjithë futbollistët do të kenë përqendrim maksimal pasi nuk i referohen rezultatit të ndeshjes së parë në San Marino ndaj ekipit La Fiorita. Në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference League, për Ballkanin njërin nga katër golat e shënoi Meriton Korenica, ku vet ai të hënën në konferencë për media tha që pret të shënoj sërish, ndërsa tha që atmosfera në klub është fantastike. Ballkani – La Fiorita zhvillohet të martën nga ora 20.00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days