Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një objekt i dyshimtë po ndërtohet në Çagllavicë (VIDEO)

NULL NULL
nga Florent Zeqaj 22.07.2022 20:29

Një objekt ka filluar të ndërtohet në muajin e tretë të vitit 2022 në Rrugën e Kopaonikut në Çagllavicë.

Por disa banorë, që kontaktuan Klanin, dyshojnë se këtu ka korrupsion dhe se objekti po punohet pa leje, njofton Klankosova.tv.

Disa të tjerë u drejtuan në Drejtorinë e Inspeksionit të Graçanicës për të parë nëse puna po kryhet sipas ligjit.

E kjo e fundit, u konstatua nga komunarët që dolën në terren, andaj i ndaluan punimet.

Por me sa duket pronari nuk e ka marrë parasysh vërejtjen e bërë në muajin prill dhe e ka vazhduar punën.

E ky veprim e shtyri të reagojë edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri, që u ankua në emër të banorëve të lagjes ku banon edhe vetë.

Por, komuna i ktheu përgjigje se janë marrë të gjitha masat e duhura.

E më 23 qershor inspektori doli në terren, ku përveç ndalimit të punimeve, dha edhe një urdhër.

Por, rrënimi jo që nuk nisi, veçse ekipi i Klan Kosovës edhe gjatë kësaj jave gjeti te objekti punëtorë, por që u larguan pa dashur të flasin.

E pronari, Armend Mustafa, që nuk ka dashur të flasë para kamerës, i tha Klanit me telefon se po pret të pajiset me lejen, të cilën nuk e ka marrë më herët.

Ndërkohë, në komunë thonë se te objekti është vendosur ndalimi i punimeve.

Stojanoviq pranon se te objekti mund të shihen punëtorë, porse ata mund të shkojnë t’i tërheqin pajisjet e tyre. Ndërsa zotohet se do t’u japë fund të gjitha ndërtimeve ilegale në Graçanicë.

lajme të ngjashme