Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanali i pavarur i Rusisë kthehet në transmetim nga Letonia

NULL NULL
19.07.2022 08:45

TV Rain, kanali i fundit i pavarur i Rusisë është kthyer në transmetim, më shumë se katër muaj pasi u detyrua të mbyllej për shkak të mbulimit të luftës në Ukrainë.

I njohur si Dozhd në rusisht, rifilloi transmetimin nga Letonia, duke transmetuar një program lajmesh në kanalin e tij në YouTube.

Dozhd u bllokua nga autoritetet ruse në fillim të marsit, vetëm disa ditë pasi Moska kishte filluar pushtimin e Ukrainës.

Shumë punonjës më pas u larguan nga Rusia dhe më vonë filluan punën për rindërtimin e kanalit jashtë vendit.

Dozhd rifilloi punën e tij nga një studio në kryeqytetin e Letonisë, Riga në orën 20:00 me orën e Moskës 17:00 të hënën me një program lajmesh.

Nga televizioni deklaruan se e kishin marrë një licencë transmetimi të BE-së dhe programi i plotë do të rifillonte në vjeshtë nga Riga, Amsterdami, Parisi dhe Tbilisi, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.