Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova kërkon “kthimin në shtëpi” edhe të një tjetër artefakti të grabitur nga Serbia

NULL NULL
09.07.2022 18:41

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kërkuar kthimin e një tjetri artefakti, pas Okarinës, në Kosovë.

Njëmijë e 247 artefakte janë duke u mbajtur ilegalisht në Serbi, sipas kësaj ministrie, andaj ajo kërkon ndihmën e UNESCO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për kthimin e këtyre artefakteve, transmeton Klankosova.tv

“1247 artefakte të Kosovës të mbajtura ilegalisht në Serbi. Kjo figurinë antropomorfe i përket periudhës së neolitit të vonë (mijëvjeçari V – IV p.e.s.), kulturës së Vinçës. Gjetur në Fafos II, Mitrovicë, Republika e Kosovës. Na ndihmoni #Kthejeni FIGURINËN në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

lajme të ngjashme