Baron Cohen fiton gjyqin ndaj politikanit amerikan NULL NULL 08.07.2022 13:52 08.07.2022 13:52 Sacha Baron Cohen e ka fituar betejën gjyqësore me kandidatin republikan për senat amerikan, Roy Moore. Të enjten, Baron Cohen e fitoi rastin pasi ishte paditur nga Moore për defamim, pasi Baron Cohen e kishte bërë këtë të fundit të mendojë që është në një emision serioz mirëpo e kishte tallur në kuadër të shout të tij. Gjykata e Apelit në Manhattan mbështeti vendimin e një gjykate më të ulët që kishte vendosur në favor të Baron Coheni duke thënë se Moore kishte nënshkruar një marrëveshje që ndalonte pretendimet e mundshme gjyqësore si pasojë e paraqitjes së tij në atë shou. Akuzat për sjellje të keqe seksuale kishin qarkulluar më 2017 kur Moore kandidoi dhe dështoi për t’u bërë senator në Alabama, duke humbur nga demokrati Doug Jones edhe pse ai shtet është ndër më konservatorët në Amerikë. Moore kishte marrë pjesë në Who is America? ku Baron Cohen e tallte Mooren duke e përdorur kinse një teknologji ushtarake që zbulonte pedofilët, dhe e cila alarmohet kur i vjen afër Mooret.