Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mariah Carey ndihet me fat

NULL NULL
25.11.2015 19:40

Këngëtarja Maria Carey gjatë emisionit “The Steve Harvey Show” ka folur rreth faktit se si e ka njohur të dashurin e saj miliarder James Packer, dhe duket sikur ata janë bërë për njëri tjëtrin qysh nga fillimi.

“Për herë të parë jemi njohur në Aspen”, i ka thënë Mariah Steve Harveyt të mërkurën. “Para disa vjetësh ne ishim në premierën e Herkules. Kemi folur dhe kemi qeshur aq shumë sa njerëzit janë bërë nervozë me ne, dhe kështu me radhë kanë rrjedhur gjërat”.

Kur prezantuesi komentoi “A nuk është ai një njeri me fat”, këngëtarja menjëherë reagoi duke thënë “Edhe unë po ashtu jam me fat, James është me të vërtetë i mrekullueshëm”.

Mariah dhe James e bënë debutimin e tyre së bashku në tapetin e kuq për herë të parë në shtator, pas disa muajsh të takimeve të fshehta. Por gjërat tashmë janë bërë serioze – dhe me shpejtësi! Siç raporton Life&Style, çifti tashme po jetojnë bashkë, dhe duket që nuk kanë kohë për të humbur, transmeton Klan Kosova.

Mariah më parë ka qenë e martuar me Nick Cannon dhe së bashku janë prindër të dy fëmijëve binjakë Moroccan dhe Monroe.

mariah carey and james

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.