Teakwondisti Arbër Azemi mposhtet nga greku në Lojërat Mesdhetare (VIDEO) NULL NULL 03.07.2022 13:18 03.07.2022 13:18 Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se taekwondisti Arbër Azemi, i cili ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, është mposhtur nga greku Konstantinos Chamalidis. Chamalidis, ishte medalist i argjendtë i Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018. Azemi dha maksimumin, por dallimin e bëri përvoja më e madhe e kundërshtarit, i cili fitoi me rezultatin 18:8, transmeton Klankosova.tv “I urojmë më shumë fat Arbërit në garat e ardhshme ndërkombëtare”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës. Ndërkaq, nesër do të garojë taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.