Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

NULL NULL
01.07.2022 21:25

Ndërmarrja franceze që merret me zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, Voltalia ka thënë se ka filluar ndërtimin e parkut solar 140 megavatësh në zonën bregdetare të Karavastasë në Shqipëri.

Parku solar pritet të fillojë prodhimin e energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Voltalia, e cila fitoi një kontratë 30-vjeçare në vitin 2020, do t’i japë gjysmën e energjisë qeverisë shqiptare për 24.89 euro për megavat orë (MWh) dhe gjysma tjetër do të shitet në tregun e hapur.

Sipas kompanisë franceze, parku solar do të mbulojë nevojat vjetore për energji elektrike për 220,000 banorë dhe do të reduktonte emetimet me më shumë se 96,500 ton CO2 në vit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pothuajse i gjithë prodhimi vendas i energjisë elektrike në Shqipëri është hidrocentral. Duke u përballur me thatësira të shpeshta, vendi ballkanik ka nisur disa projekte për të diversifikuar prodhimin e energjisë elektrike.

Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka dhënë shumë leje për projekte diellore dhe të erës dhe ka në plan të transformojë një impiant me naftë në një me gaz.

lajme të ngjashme