Abdixhiku: S’e pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur NULL NULL 30.06.2022 22:02 30.06.2022 22:02 I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, përfundoi i papërgatitur në tavolinat dialoguese me palën serbe, pasi nuk e kishte prioritet. Abdixhiku, në Rubikon në Klan Kosova, vlerësoi se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi. “Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet, teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet, as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”. “Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, tha Abdixhiku. Abdixhiku thotë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova, njofton Klankosova.tv. “LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025