NATO formalisht fton Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim NULL NULL 29.06.2022 18:20 29.06.2022 18:20 NATO ka formalizuar ftesën për Suedinë dhe Finlandën për t’iu bashkuar kësaj aleance. Ky hap i zgjerimit është historik për mbrojtjen e bllokut, pasi që zvogëlon synimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, derisa lufta në Ukrainë është duke vazhduar, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv. NATO vendosi që të miratojë aplikacionet e vendeve, pasi që Turqia u pajtua me këtë, duke shtruar rrugën që NATO të zgjerohet. “Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën Euro-Atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e rëndësisë direkte për aleancën, përfshirë gjatë kohës së pranimit”, thuhet në qëndrim. Tani vendimi do të merret në 30 parlamentet e vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shkoi për studime e përfundoi në nënkryetar komune në Teksas, Gino Mulliqi sjell rrëfimin jetësor në Klan Kosova (VIDEO) 21 sekonda më parë