Arabia Saudite ia dhuron Kosovës 25 tonë hurma NULL NULL 29.06.2022 12:30 29.06.2022 12:30 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail. Gjatë këtij takimi, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë. “Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Meke për ta kryer haxhin atje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 1 orë më parë