Tre persona vriten në Ukrainën lindore, përfshirë një gjashtëvjeçar NULL NULL 13.06.2022 09:38 13.06.2022 09:38 Foto nga arkiva: Kharkivi i Ukrainës Tre persona janë vrarë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, duke përfshirë një djalë gjashtëvjeçar. E fundit u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai. Ai konfirmoi se një person tjetër u plagos gjatë sulmeve, transmeton Klankosova.tv. Haidai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin e afërt të Severodonetsk. Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, duke përfshirë afro 40 fëmijë.