Muriqi flet për ndeshjen me Qipron: Nuk është e lehtë, pres nga “Dardanët” që ta mbushin stadiumin (VIDEO) NULL NULL 27.05.2022 23:37 27.05.2022 23:37 Sulmuesi i Mallorcas dhe i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas stërvitjeve që Kosova po i bën para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, që do të nisin më 2 qershor. Muriqi tha se është e vështirë t’i luash katër ndeshje për 12-13 ditë dhe akoma më e vështirë pasi është fundi i sezonit dhe të gjithë futbollistët, sipas tij, janë të rënduar edhe fizikisht edhe mentalisht. “Por shpresoj që të mos kemi ndonjë lëndim dhe si gjithmonë dashtë Zoti që ta kemi forcën tonë kryesore, shpirtin tonë luftarak, e ta zbatojmë atë në fushë dhe t’u tregojmë të gjithëve që në Kosovë nuk është e lehtë të marrin pikë, kështu që do të luftojmë deri në fund”, është shprehur Muriqi, njofton Klankosova.tv. Ai ka komentuar ndeshjen hyrëse të Kosovës, ku për kundërshtar do ta ketë Qipron, për të cilën tha se pasi ka ardhur deri në këtë garë, ajo është një kombëtare e mirë dhe Kosovën e pret një ndeshje jo e lehtë. Ndërsa, për tifo-grupin e Kosovës, “Dardanët”, Muriqi tha se pret nga ta që ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri” në përkrahje të Kosovës. “Dardanët gjithnjë kanë qenë fenomenalë në çdo ndeshje jashtë e brenda. Pres nga ta dhe e gjithë Kosova që të paktën këto dy ndeshje që i kemi në Kosovë të na përkrahin e të na mbushin stadiumin plot”, është shprehur Muriqi, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se në Ligën e Kombeve, Kosova gjendet në grupin C2 bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën Veriore. Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë si mysafire e Qipros më 2 qershor, për ta pritur Greqinë në “Fadil Vokrri” më 5 qershor dhe Irlandën Veriore më 9 qershor.