Emisioni special dhe finalja e Europa League, Frankfurt – Rangers, ekskluzivisht në Sport 1 këtë të mërkurë NULL NULL nga Arbon Flugaj 18.05.2022 14:48 nga Arbon Flugaj 18.05.2022 14:48 E mërkura e 18 majit shënon fundin e garës së dytë më të rëndësishme evropiane për klube në nivel kontinental, UEFA Europa League, e cila vjen me ndeshjen e madhe finale të këtij edicioni direkt nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla të Spanjës. Kjo ndeshje mes dy prej skuadrave më të mira të këtij edicioni zhvillohet duke nisur nga ora 21:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Sport 1 me komentimin e Lirim Pecit. Një orë para fillimit të ndeshjes, saktësisht duke nisur nga 20:00 po në Sport 1, mund ta përcillni edhe emisionin special kushtuar kësaj finale të moderuar nga Genta Cana. Frankfurti për të arritur deri në këtë fazë rrugës ka eliminuar skuadra favorite si Barcelona dhe West Ham teksa e frikshme ka qenë edhe skuadra skoceze e Rangers që ka fituar kundër klubeve të mëdha gjermane Dortmund dhe Leipzig. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.