Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tjetër sukses nga Bad News Eagles, tani renditen në vendin e 20-të në botë

NULL NULL
16.05.2022 19:43

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, pas suksesit në turneun më të madh në CS:GO, tani renditet në vendin e 20-të, duke arritur të ngjitet për gjashtë vende më lart.

Bad News Eagles shkëlqyen në PGL Antwerp Major, duke arritur së pari të kualifikohen në kuadër të këtij turneu dhe më pas të arrijnë edhe të kalojnë në fazën tjetër “Legends Stage”.

Ekipi shqiptar në këtë garë arriti të përballet me ekipet më të mira në botë në kuadër të CS:GO.

Bad News Eagles ishte i renditur në vendin e 25-të më herët, derisa tash kanë kaluar në vendin e 20-të.

Kujtojmë, ekipi shqiptar e përfundoi mbrëmë garën, duke humbur në dy mapat ndaj ekipit brazilian, Imperial. /Klankosova.tv/

lajme të ngjashme