Eminemin e lë pa fjalë albumi i ri nga Kendrick Lamar NULL NULL 16.05.2022 23:11 16.05.2022 23:11 Eminemi e ka dëgjuar albumin e pestë të Kendrick Lamarit, “Mr. Morale & The Big Steppers’ dhe ka mbetur pa fjalë. Kështu së paku merret vesh nga postimi i tij në Twitter, ku legjenda e repit nuk i ka kursyer lëvdatat për një tjetër legjendë në ardhje. “Hej Dr. Dre, ky album i Kendrickut është qesharak. Jam i pafjalë”, ka shkruar Eminemi në llogarinë e tij në Twitter. Komentet e tij vijnë pak muaj pasi dyshja ishte pjesë e performancës në SuperBowl me Dr. Dre, Snoop Dogg, 50 Cent dhe Mary J. Blige.