Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktori shqiptar angazhoi familjen mafioze “Genovese” për ta mbledhur një borxh

NULL NULL
15.05.2022 22:03

Aktori shqiptar Luan Bexheti, akuzohet se e ka angazhuar familjen e njohur mafioze për ta marrë një borxh.

Bëhet fjalë për një sulm të vitit 2017-të kur dy mafiozët e familjes së njohur italiane e kishin rrahur një pronar të një restauranti në Brooklyn.

Ata janë arrestuar nga policia dhe para disa ditësh kanë dalur para gjykatës.

Të tre, kapo i bandes 84 vjeçari Grinning Genovese, aktori shqiptar Luan Bexheti dhe një tjetër janë deklaruar të pafajshëm lidhur me rastin.

Sipas raportimit të mediave amerikane, dyshohet se njëri nga ta e kishte goditur në fytyrë për ta bindur që ta kthente borxhin.

Asnjë nga të akuzuarit nuk e kanë komentuar rastin teksa u larguan nga gjykata.

Besohet se borxhi rrjedh nga lojërat e fatit.

 

lajme të ngjashme