Smartfoni LG G4 tani në treg NULL NULL 18.05.2015 21:00 18.05.2015 21:00 Kompania LG prezantoi smartfonin e saj të shumëpërfolur LG G4 në muajin prill, por vetëm tani ky produkt është i disponueshëm për tu blerë në tregun global. G4 do të fillojë të shitet në vendin e lindjes, Hong Kong dhe më pas në Turqi, Rusi dhe Singapor. Ndërkohë kompania LG ka premtuar se ky produkt do të bëhet i disponueshëm në pjesën më të madhe të Europës, Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Qëndrore në muajin që vjen. CEO i LG Mobile deklaroi se LG G4 është ndryshe nga cdo smartfon që ekziston sot në treg. Ekrani përdor teknologjinë quantum e cila ofron një kualitet më të lartë ngjyrash. G4 ka një kamera të ridizenjuar me një sensor më të fuqishëm dhe me rezolucion 16mp. Përsa i përket procesorit të përdorur ai është i tipit 64 bit Snapdragon 808. Në të janë të parainstaluara disa nga aplikacionet e produktivitetit të Google shfletuesi Chrome. Por ajo që bie më shumë në sy është sigurisht pamja e jashtme; LG G4 është i veshur në pjesën e pasme me copë lëkure që të ofron një ndjesi të vecantë kur mbahet në dorë.