Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Djaloshi Pshurran’ (Manneken Pis) bëhet shqiptar për 28 nëntor

NULL NULL
21.11.2015 16:02
Me 28 nëntor, kjo statujë që shihet brenda ditës nga mijëra vizitorë, do të vishet me kostumin kombëtar shqiptar.

Kushdo që e ka vizituar Brukselin me siguri e ka vërejtur veprën e skulptorit Jerome Duqesnoy, Manneken Pis, ose “Djaloshi i vogël pshurran”.

Një monument i vogël ky që është shumë i popullarizuar dhe është njëri ndër simbolet kryesore të Brukselit.

Djaloshi është vendosur aty në vitin në 1619.

Ekzistojnë disa legjenda prapa kësaj statuje, por më e famshmja është ajo me Duke Godfrey e III-të të Leuvenit.

Në vitin 1142, trupat e këtij lordi dyvjeçar po luftonin kundër armiqve të tyre dhe ushtria e kishe vënë lordin e tyre dyvjeçar në një shportë, në të cilën ata e varën në një dru për t’i inkurajuar. Kur ushtria e tij po humbte betejën nga lart, djali i vogël urinoi mbi trupat e armikut dhe armiqtë humbën.

Kjo statujë vishet me kostume të ndryshme shumë herë brenda vitit.

klanwe34

Kostumet menaxhohen nga një organizatë joprofitabile e quajtur “Miqtë e djaloshit pshurran”, të cilët pranojnë qindra dizajne të cilët aplikojnë brenda vitit dhe përzgjedhin vetë një numër sosh për t’i prodhuar dhe për ta veshur skulpturën me to.

Me 28 nëntor, kjo statujë që shihet brenda ditës nga mijëra vizitorë, do të vishet me kostumin kombëtar shqiptar, njofton Revista Porta.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë autoritetet e Brukselit dhe përfaqësuesit e dy ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, njofton Ahmet Gjanaj, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Brukselit.

“Do të jetë një ngjarje shumë e madhe dhe simbolike në qendër të Brukselit”, ka thënë Gjanaj, njofton Porta.

pshurrani

 

 

 

 

lajme të ngjashme