Pas publikimit të videos me sheikët në “Dubai Porta-Potty”, modelja i jep fund jetës (FOTO) NULL NULL 09.05.2022 16:58 09.05.2022 16:58 “Dubai Porta Potty” është një trend, për të cilin thuhet se influenceret, blogeret dhe vajzat e tjera të reja bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave. Sipas pretendimeve, këto gra i lënë sheikët të bëjnë me to çdo veprim që ata duan në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave. Një video e fundit e “Dubai Porta-Potty” bëri bujë në internet, ku shihet një vajzë teksa sheikët kryejnë jashtëqitjen mbi të. Vajza e kësaj videoje është modelja Monica Karungi, e cila njihet si Mona Kizz, e cila pas bërjes virale të videos, i ka dhënë fund jetës, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv. Në portalet e huaja është publikuar një pamje, ku shihet se modelja është hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj. 23-vjeçarja ishte një personalitet i shquar në Instagram dhe në mesin e një prej modeleve më të njohura afrikane. Një numër i madh miqsh dhe bashkëpunëtorësh të ngushtë kanë thënë se janë të habitur për veprimin e fundit të Monës. Të tjerë ia atribuojnë vdekjen e saj depresionit, megjithatë aktualisht nuk ka pasur asnjë deklaratë të lëshuar nga familja e saj.