Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon festa e Karabashit në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
05.05.2022 19:15

Në qytetin e Prizrenit ka filluar shënimi i Shën Gjergjit, që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë “Karabash” (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit.

Kjo festë bëhet për të shënuar përfundimin e dimrit dhe fillimin e verës.

Festa fillon më 5 maj, dhe vazhdon deri më 15 maj.

Festimet karakterizohen me lojëra të shumta, me fluks të madh të njerëzve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Gjurmët e kësaj feste shkojnë larg në lashtësinë ilire, atëherë kur njerëzit besonin në shumë perëndi.  /Klankosova.tv/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.