Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si duken fëmijët e grave më të bukura në botë? (FOTO)

NULL NULL
04.05.2022 19:23

Gratë e famshme dhe të bukura tërheqin vëmendjen, na bëjnë të dëshirojmë t’i shikojmë dhe të jemi si ato. Dhe kur ato kanë fëmijë, kureshtja e fansave të tyre rritet shumë: fëmija është po aq tërheqës sa nëna apo natyra ishte me pushime?

Nëse jeni të interesuar për këtë temë, patjetër që do t’ju pëlqejë kjo përmbledhje e bukurosheve të famshme dhe fëmijëve të tyre.

  1. Monica Bellucci dhe vajza e saj më e madhe Deva Cassel

Monica Bellucci u martua dy herë: herën e parë me fotografin italian Claudio Carlos Basso dhe herën e dytë me aktorin Vincent Cassel. Në martesën e saj me Cassel, Bellucci kishte 2 vajza: Deva më 2004 dhe Leonie më 2010.

Vajza e tyre e madhe i ngjan shumë nënës në rininë e saj, kështu që nuk ka asgjë për t’u habitur që Deva, ashtu si Monica në të kaluarën, nënshkroi një kontratë me Dolce & Gabbana dhe u bë ambasadore e linjës së markës së parfumeve.

  1. Natasha Poly me djalin dhe vajzën e saj

Natasha Poly është një nga top-modelet më të preferuara të shumë stilistëve modernë. Mënyra se si ajo ecën konsiderohet si një nga më të mirat ndër supermodelet e sotme, ndaj Natasha mban titullin e mbretëreshës së pistës.

Që nga viti 2011, Poly është martuar me biznesmenin Peter Bakker. Çifti ka 2 fëmijë: vajzën Alexandra Christina dhe djalin Adrian Grey, i cili ka lindur në vitin 2019.

  1. Djemtë dhe vajza e Julia Roberts

Në vitet ’90, aktorja që ka miliona fansa, u bë e famshme jo vetëm falë roleve të saj në filma të njohur, por edhe për shkak të jetës së saj aktive personale. Në vitin 1993, Julia Roberts u martua me këngëtarin  Lyle Lovett, por u divorcuan më pak se 2 vjet më vonë. Në vitin 2002, Roberts krijoi përsëri një familje, por këtë herë me kineastin Daniel Moder. Ajo u bë nënë e 3 fëmijëve: binjakëve Hazel Moder dhe Phinnaeus Walter Moder, dhe e një djali me emrin Henry Danie.

Kështu duket mbesa e Julia Roberts, Emma Roberts. Ajo është një aktore e njohur amerikane. Ata duken shumë të ngjashëm, apo jo?

  1. Angelina Jolie me fëmijët dhe vajzën e adoptuar Zahara

Angelina Jolie është ndoshta nëna më e famshme, e cila ka shumë fëmijë. Ajo ka 6 fëmijë: vajzën e birësuar Zahara, djemtë Maddox dhe Pax, dhe ata që kishte në martesën e saj me Brad Pitt – vajzën Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt dikur shitën fotot e vajzës së tyre të parë Shiloh për revistën People dhe  Hello! për 10 milionë dollarë. Këto foto u bënë fotot më të shtrenjta të të famshmëve në histori.

  1. Amber Valletta me djalin e saj

Amber Valletta është një aktore dhe prezantuese televizive. Ajo ishte një nga fotomodelet më të paguara të viteve ’90 dhe u paraqit në kopertinën e revistës Vogue më shumë se 40 herë. Hera e parë që Valetta u martua ishte në vitin 1994. Burri i saj ishte modeli Lee Behan, por ata u divorcuan pothuajse menjëherë më pas. Herën e dytë që ajo u martua ishte me kampionin olimpik të volejbollit, Christian McCaw, por 11 vjet më vonë martesa e tyre u shpërbë. Ata kanë një djalë të quajtur Auden.

  1. Brooke Shields me vajzat e saj

Në vitin 1980, Brooke Shields u bë modelja më e re që u shfaq ndonjëherë në kopertinën e Vogue. Dhe në moshën 16-vjeçare, ajo ishte tashmë një nga modelet më të njohura në botë. Shields u bë tepër e njohur pas rolit të saj në filmin The Blue Lagoon.

Në fund të viteve ’90, aktorja u martua me tenistin e famshëm Andre Agassi, por martesa e tyre nuk zgjati shumë. Që nga viti 2001, Brooke është martuar me Chris Henchy, një skenarist dhe regjisor amerikan. Çifti ka dy vajza: Grier Hammond dhe Rowan Francis.

  1. Aishwarya Rai dhe vajza e saj

Aishwarya Rai është një aktore dhe fotomodele indiane, ajo është gjithashtu fituese e Miss World 1994. Në vitin 2007, Rai u martua me aktorin Abhishek Bachchan dhe në vitin 2011 ata u bënë me një vajzë që e quajtën Aaradhya.

  1. Fëmijët e Adriana Lima

Supermodelja braziliane Adriana Lima u bë e famshme falë kontratës së saj me Victoria’s Secret. Tash e shtatë  vjet me radhë, Lima është në listën e modeleve më seksi në botë, ndërsa në vitin 2014, ajo ishte në vendin e dytë në Forbes (pas Gisele Bündchen) si një nga modelet më të paguara në botë.

Adriana ka 2 vajza pas martesës së saj të parë me basketbollistin Marko Jarić: Valentina dhe Sienna.

  1. Laetitia Casta me vajzën e saj më të madhe

Këtu është një “ish-engjëll” më shumë i Victoria’s Secret – supermodelja dhe aktorja franceze Laetitia Casta. Modelja ka tre fëmijë: vajzën Sahteene nga fotografi Stephane Sednaoui, si dhe djalin Orlando dhe vajzën Athena nga aktori italian Stefano Accorsi. Që nga viti 2017, Laetitia Casta është e martuar me aktorin Louis Garrel.

  1. Vajza e Meryem Uzerlit

Meryem Uzerli është një aktore dhe modele turko-gjermane e cila u bë e njohur pas rolit të saj në serialin “Shekulli i Madhërishëm”. Meryem kishte një lidhje me një biznesmen turk të quajtur Can Ateş, por ata nuk u martuan. Çifti u nda në vitin 2014 kur aktorja ishte 4-muajshe shtatzënë. Dhe në shkurt 2014, Meryem Uzerli u bë me një vajzë, Lara.

  1. Lily Aldridge dhe vajza e saj

Lily Aldridge është një top modele amerikane, dhe ashtu si Adriana Lima, ajo u bë e famshme si engjëlli i  Victoria’s Secret. Në vitin 2011, ajo u martua me Caleb Followill, drejtuesi i grupit rock Kings of Leon. Ata po rritin dy fëmijë: vajzën Dixie Pearl dhe djalin Winston Roy.

  1. Fëmijët e Kate Hudson

Kështu ndodhi që tre fëmijët e Kate Hudson të lindin të gjithë nga njerëz të industrisë së muzikës. Aktorja ka një djalë, Ryder Russell Robinson nga martesa e saj e parë me muzikantin Chris Robinson. Rezultati i lidhjes 4-vjeçare me frontmenin e Muse, Matthew James Bellamy është djali i saj i dytë, Bingham Hawn. Dhe në vitin 2018, ajo solli në jetë një vajzë me emrin Rani Rose. Babai i saj është themeluesi i Lightwave Records, Danny Fujikawa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.