Berisha: Nuk do shpik rival në garën për kryetar të PD-së NULL NULL 03.05.2022 21:11 03.05.2022 21:11 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të jetë transparente. Berisha thotë se ai futet në garë për të fituar votat dhe besimin e anëtarësisë teksa shtoi se nuk do të sajojë apo shpikë ndonjë rival që të garojë kundër tij. “Gara ime nuk bëhet për rivalë por për anëtarët e PD-së. Unë do të paraqitem për të fituar votat dhe besimin e anëtarëve. Se çfarë vendimi do marrin të tjerët ajo nuk ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i gjithësecilit. Cilido që të kandidojë, e garantoj se ai komison do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësinë për një garë transparente. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë”, tha ish-kreu i qeverisë. Në lidhje me vendimin e GJKKO për konfiskimin e disa pasurive të deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, Berisha tha se lajmin e ka dëgjuar nga mediat dhe se nuk ka informacione, shkruan Euronews Albania. Berisha nënvizoi se do t’i ndjekë zhvillimet në lidhje me këtë çështje. Mahmutaj është deputet i qarkut të Beratit dhe njihej si mbështetës i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.