Johnny Depp tha se mesazhet për “djegien dhe mbytjen” e ish-bashkëshortes ishin thjesht shaka NULL NULL 26.04.2022 01:55 26.04.2022 01:55 Johnny Depp ka thënë se mesazhet që ai dërgoi për “djegien dhe mbytjen” e ish-bashkëshortes së tij Amber Heard ishin një shaka e bazuar në një skicë të Monty Python. Duke dëshmuar para një gjykate në Virxhinia, aktori tha se ndjehej në “turp” për ato mesazhe, derisa shtoi se ishin thjesht për humor. Ylli i “Pirates of the Carribean” e ka paditur aktoren Heard për shpifje për shkak të një tregimi të publikuar në vitin 2018, ku ajo la të kuptohej se ai e kishte abuzuar me të dhe kishte thënë që ishte “viktimë e dhunës në familje”. Depp kishte kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një kolumne që pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollywood. Duke mbajtur qëndrimin e njëjtë për të katërtën ditë, Depp iu përgjigj pyetjeve në lidhje me një shkëmbim mesazhesh të vitit 2013 me aktorin britanik Paul Bettany. “Le ta djegim atë”, kishte shkruar Depp për ish-bashkëshorten. “Le ta mbysim para se ta djegim”, kishte thënë ai. I pyetur për mesazhet në gjykatë, Depp tha se mesazhet ishin “direkt” nga një skicë e Monty Python rreth djegies dhe mbytjes së shtrigave. “Ky është një film që të gjithë e kanë shikuar kur ishim 10 vjeç – është thjesht humor abstrakt,” tha ai.