Rama e uron Macron për fitoren NULL NULL 24.04.2022 22:06 24.04.2022 22:06 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Emmanuel Macron, për zgjedhjen e tij edhe për një mandat si i pari i Francës. Ai ka thënë se shpreson që shumë shpejt Macron do ta vizitojë Shqipërinë. “Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë” ,ka shkruar Rama.