Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

NULL NULL
22.04.2022 15:03

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 10 pacientë, teksa numri i rasteve aktive është 438, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani, janë administruar 1 milion e 825 mijë e 155 doza të vaksinës, ku me një dozë janë vaksinuar 902 mijë e 207 njerëz, me dozën e dytë 821 mijë e 672 dhe me dozën e tretë apo përforcuese 101 mijë e 104 njerëz.

lajme të ngjashme