Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KËTU mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për ndihmën prej 100 eurosh

NULL NULL
21.04.2022 10:32

Është hapur uebfaqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, për të aplikuar punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundit të Qeverisë.

Në linkun e mëposhtëm është vegëza për të aplikuar.

https://apps.atk-ks.org/Subvencionim?fbclid=IwAR1n8HDvZso8fBwhI-G0iSCivi5N7mwEujhufof5Cywds9Ezt547nxP9y8w

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuaar  qytetarët se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit.

“Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi. Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐. Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe Qeveria e Kosovës, disa ditë më parë vendosi për të ndarë mbi 100 milionë euro, ku nga 100 euro janë ndarë për ata që përfitojnë nga skemat sociale, për punëtorët e sektorit publik dhe ata të sektorit privat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.