Rama ua dorëzon çelësat e apartamenteve 112 familjeve në Kamëz NULL NULL 19.04.2022 21:55 19.04.2022 21:55 112 familje të Valiasit në Kamëz të Shqipërisë, që u goditën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kanë hyrë në shtëpitë e reja. I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të apartamenteve të reja ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se ndërtimi i tyre është bërë falë programit të rindërtimit të qeverisë shqiptare, ndërsa garantoi banorët e rinj se do t’i kenë ato në pronësi të plotë. “Ajo që është kryesorja është që të gjitha këto apartamente janë tuajat, janë falas, janë pronë e patundshme e familjes suaj. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë, që duken 4 orë larg”. Kryeministri, në fjalën e tij, theksoi se procesi i rindërtimit është për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti dhe jo për të përfituar politikisht. “Gëzoni shtëpitë me gjyshet, me gjyshërit, me kalamajtë dhe ‘rroftë Partia Demokratike’, sepse tani që na la, kemi nostalgji për Partinë Demokratike, nuk kemi çfarë bëjmë. Faleminderit shumë!”, ka thënë Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë 1 minutë më parë