Shkatërrohet laboratori i drogës në Zveçan, sekuestrohen dy mijë fije kanabis NULL NULL 19.04.2022 18:44 19.04.2022 18:44 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shkatërruar një laborator, në të cilin kultivoheshin substanca narkotike në Komunën e Zveçanit. “Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serbë të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës”. “Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pa kompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Sveçla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 18 minuta më parë