Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ademi-Lutolli: Sa më parë që fëmija vendoset në gji, më shpejt mësohet (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2022 11:34

Të shtunën në emisionin “Familja ime” me Mirjeta Morina u diskutua për rëndësinë e procesit të gjidhënies, ku e ftuar ishte gjinekologja obstetre, Samire Ademi-Lutolli.

Ajo ka thënë se pengesa e parë për gjidhënien është mungesa e praktikës së vënies së fëmijës së posalindur në kontakt lëkurë me lëkurë në sallën e lindjes.

“Këtu vendoset pengesa në gjidhënien dhe lidhjen me fëmijën jo vetëm për anën psikologjike, pa e neglizhuar atë pjesën shumë të rëndësishme psikologjike dhe emocionale të lidhjes si të nënës ashtu edhe fëmijës, por edhe të ardhjes së gjirit”.

“Gjidhënia ose e thithja e gjirit nga ana e fëmijës është një refleks tashmë i njohur, sepse atë e ka bërë edhe deri sa ishte në barkun e nënës”, u shpreh ajo.

Gjinekologja këshillon të gjitha nënat e reja që foshnjën e posalindur ta vendosin sa më shpejt në gji.

“Sa më parë që foshnja vendoset në gji aq më shpejt, aq më lehtë dhe më e njohur është për fëmijën, ngase kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që fëmija ka bërë brenda barkut të nënës dhe tani vazhdon të ushqehet. Gjiri e lidh dhe ushqen fëmijën”.

Gjinekologja Dr. Samire Ademi-Lutolli dhe bashkëshorti saj, pediatri Dr. Ismail Lutolli, janë themelues së shkollës së gjidhënies në Kosovë, ku ofrojnë shërbime apo këshilla falas për të gjitha lehonat.

lajme të ngjashme