Syla thotë se dje u sulmua nga një mjek, s’ia përmend emrin NULL NULL 09.04.2022 00:10 09.04.2022 00:10 Kryetari aktual i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur dje në kuvendin, ku pritej të zgjedhej i pari kësaj sindikate. Syla potencoi se gjatë përplasjes është sulmuar fizikisht nga një doktor, të cilit nuk ia përmendi emrin, njofton Klankosova.tv. “Kam pasë sulm fizik dhe jam tërhequr, jam sulmuar nga një doktor dje që nuk dua t’ia përmend emrin, arsye që jam tërhequr është që s’kam dashur që ta bëjë të madhe”, është shprehur Syla. “Kanë tentuar me udhëheqë jashtëligjshëm këtë kongres, unë nuk kam lejuar për interese klanore. Ky grup klanor u mundua të ma mohojë një të drejt për t’u zgjedhur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 13 orë më parë