Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Florian Marku: Jemi në diskutime që ndeshja e radhës të jetë në Shqipëri

NULL NULL
05.04.2022 23:13

Boksieri shqiptar Florian Marku ka bërë të ditur se është në diskutime që ndeshjen e ardhshme ta zhvillojë në Shqipëri.

Marku, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar që mezi pret për një ndeshje në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.

“Mezi po pres të rikthehem për një ndeshje në Shqipëri dhe ta shoh atmosferën plot me flamuj Kuq e Zi. Jemi në diskutime që ndeshja e radhës të jetë në SHQIPËRI”, ka shkruar Marku.

Ndryshe, ditë më parë, Marku arriti të mbrojë titullin në IBF, ndaj britanikut Jenkins, përballje e cila ishte zhvilluar në Newcastle.

lajme të ngjashme