PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë NULL NULL 04.04.2022 21:48 04.04.2022 21:48 Grupimet e socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të ketë një qëndrim të qartë sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë. Ata kanë kërkuar nga Vuçiq të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit. “Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës, sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE”, thuhet në reagimin e këtij grupi, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025