Prokurorët ukrainas: 410 trupa janë gjetur në qytetet afër Kievit NULL NULL 03.04.2022 18:59 03.04.2022 18:59 Prokurorët ukrainas që hetojnë krimet e mundshme të luftës nga Rusia thonë se kanë gjetur 410 trupa në qytetet afër Kievit. Pasi Ukraina tha se kishte rimarrë rajonin përreth kryeqytetit, prokurorja e përgjithshme, Iryna Venedyktova tha se 140 nga trupat e identifikuar ishin ekzaminuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Venedyktova tha se zyra e prokurorit ushtarak të Ukrainës do të mbledhë dhe ruajë prova të agresionit rus, do të ruajë ligjin dhe rendin si dhe u shpreh se do të sigurojë respektimin e të drejtave të punonjësve të shërbimit. Rusia ka mohuar me vendosmëri akuzat se forcat e saj vranë civilë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.