H&M mbyll shumë dyqane nëpër botë, por vjen në Kosovë NULL NULL 01.04.2022 01:21 01.04.2022 01:21 Kompania e njohur e veshmbathjeve nga Suedia H&M ka planifikuar që këtë vit t’i mbyll 250 shitore nëpër botë, por në të njëjtën kohë ka planifikuar që sivjet ta hap përfaqësinë edhe në Kosovë. Kjo, derisa për vitin 2022 e ka në plan shtrirjen edhe në Maqedoninë e Veriut, Ekuador, Kosta Rikë, Guatemalë dhe Kamboxha. Yahoo.Finance raporton se shitjet globale të kompanisë e cila ka 4 mijë e 800 shitore në botë u rritën për 23 për qind nga dhjetori i vitit të kaluar deri në shkurt të 2022-ës. Por, pavarësisht kësaj, fitimet mbeten mangut për 11 për qind në krahasim me periudhën para dy vjetësh për shkak të situatës me pandeminë. Derisa nuk u bë me dije se në cilat vende do të mbyllen dyccanet, në plan është që në vitin 2023 të hapet edhe shitorja e parë në Shqipëri.