Sonte në Rubikon: Historiani Oliver Jens Schmitt dhe perspektiva e tij mbi shqiptarët NULL NULL 29.03.2022 18:40 29.03.2022 18:40 Eksperti i njohur i çështjes shqiptare, historiani Oliver Jens Schmitt, sjell sonte perspektivën e tij mbi historinë dhe të tashmen e shqiptarëve. – Përse e cilëson Kosovën si shtyllë të botës demokratike në rajon? – Cila ishte forca mobilizuese e shqiptarëve në vitet e 90-ta? – Çfarë gabime janë bërë në interpretimin e historisë shqiptare? – Përse, sipas Schmittit, shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit? – Cila është figura shqiptare më e shquar e Ballkanit? – Përse thotë se Ismail Kadare e kritikoi librin “Skënderbeu” pa e lexuar fare atë? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova. Mos e humbisni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 41 minuta më parë
Kosova Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) 3 orë më parë