4 muaj, 200 mijë kërkesa për vizë gjermane (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 28.03.2022 20:17 nga Haris Ademi 28.03.2022 20:17 Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani. Që nga fillimi i dhjetorit e deri tani në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza. Këtë muaj, në këtë ambasadë janë dorëzuar 48 mijë e 44 kërkesa. Rreth dy mijë më pak të tilla ishin në shkurt, njofton Klan Kosova. Megjithatë, përfaqësia e këtij shteti ofron vetëm 500 deri në 800 termine në muaj, përmes shortit, teksa ofron pesë mijë e 500 viza në vit. Qasja e privilegjuar e kosovarëve në tregun e punës, e ka bërë Gjermaninë destinacionin më të synuar për ta. Kësisoj, shtetet tjera kanë dukshëm më pak kërkesa për viza. Ambasada e Zvicrës, gjatë muajve nëntor-janar, ka pranuar gjithsej tetë mijë e 737 aplikime për viza. Ndërsa për Kroaci në periudhën nëntor-mars, kanë aplikuar një mijë e 944 persona. Nëse vazhdon trendi i njëjtë, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të dilnin një e treta e qytetarëve. Këtë disponim për ikje, sociologu Blerim Shabani e sheh shqetësuese, teksa liston faktorët kryesorë, që janë ekonomik dhe arsimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë