ATK-ja më e mira NULL NULL 18.05.2015 14:50 18.05.2015 14:50 Administrata Tatimore e Kosovës e ka fituar çmimin e parë “Shërbimi më i mirë publik” në ICT Awards. Këtë çmim e mori me projektin Deklarimi Elektronik i Tatimeve. Bëhet e ditur se sistemi për Deklarim Elektronik është një aplikacion softuerik, i cili mundëson pranimin dhe dorëzimin e deklaratave dhe pagesave përmes kanaleve elektronike nga tatimpaguesit e regjistruar në sistemin bazë tatimor, duke shfrytëzuar Internetin Publik si medium i komunikimit. Albanian ICT Awards është ngjarje tradicionale ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve, ku njëkohësisht është edhe mundësia e vlerësimit më të lartë në sektorin e Teknologjisë Informative. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë