Ish-ambasadori Spahiu: Albright ishte forcë shtytëse për intervenimin e NATO-s NULL NULL 24.03.2022 18:37 24.03.2022 18:37 Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, vlerëson se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka qenë një ndër diplomatet më të mira që ka pasur ShBA-ja. “Madeleine Albright ka qenë një nga diplomatet më të mira që ka pasur Amerika. Para se të bëhej sekretare e shtetit, ka qenë ambasadore e Amerikës në OKB dhe detyra e saj ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut. Gjithmonë ka ngritur zërin kundër gjenocidit në Afrikë, Kinë e edhe në ish-Jugosllavi”. Spahiu, në “Info Magazine”, tha se Albright ka qenë forcë shtytëse për intervenimin e NATO-s në Kosovë, njofton Klankosova.tv. “Me ndihmën për Kosovën nuk u bë vetëm mbrojtëse e të drejtave të njeriut në botë, por edhe mike e Kosovës dhe mbeti e tillë deri kur vdiq”. “Albright ka qenë forcë shtytëse në kuadër të NATO-s për të bindur vendet që në fushatën e bombardimit, Amerika të mos mbetet vetëm, por të veprojnë bashkë”. “Madeleine Albright nuk do të ruhet vetëm në historinë tonë, por do të bartet edhe në gjenerata tjera – emri i saj do të nderohet gjithmonë”, tha Spahiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 15 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë